Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë sot në Kryegjatë, ku edhe dha një prononcim të shkurtër për mediat.
Basha, pa komentuar situatën politike në vend, një ditë pas protestës së opozitës së bashkuar, u ndal vetëm te mesazhi i festës së ‘Sulltan Novruzit’
Kreu i PD-së u shpreh se kjo festë po i bën bashkë dhe vazhdon t’i bëjë bashkë shqiptarët në një rrugë të ndritur.
‘Do ju bëj një urim nga zemra në ditën e ‘Sulltan Nevruzit’ për këtë festë hyjnore të shpresës, të dritës por dhe demokracisë . Vlerat për të cilat janë bashkuar shqiptarët, dhe po na bëjnë bashkë dhe vazhdojnë të na bëjnë bashkë. Vlerat për të cilat janë bashkuar shqiptarët, besimit në zot dhe për një të nesërme më të mirë dhe në një rrugë që vazhdon të jetë më e ndritur.’-tha Basha.