Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka bërë publike videon e përgjimeve të dëshmitarit të fabrikuar Fredi Alizoti dhe bisedave të tij me ish-kreun e Policisë së Fierit, Albert Nushi.
Salianji tregon me anë të një postimi në Facebook se, si Fredi Alizoti ka bërë telefonata të shumta me Nushin dhe drejtues të tjerë të policisë, para se të shkojë të dëshmojë në prokurori.
‘Piovra. Episodi 1.
Në pafundësinë e komunikimeve mes zyrtarëve të policisë dhe dëshmitarit të sajuar për Xhafajgate!
Komunikimi ne 00:30 të natës mes drejtorit të policisë Fier dhe Alizotit pasi ka dhënë dëshminë e sajuar!
Përgjimi është zyrtar i Prokurorisë, komunikim +18’, shkruan Ervin Salianji në Facebook.