Zgjedhjet e ardhshme lokale po afrojnë dhe takimi që është paralajmëruar për ditën e nesërme të zhvillohet në Tiranë, është cilësuar gjerësisht si hapja e fushatës elektorale në kryeqytet, një garë në të cilën Erion Veliaj është rikonfirmuar si kandidati i Partisë Socialiste.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë masivisht në takimin e nesërm “Bashkia që duam” që do të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza”.
Lidhur me këtë aktivitet, ka reaguar edhe ish-kryeministri, Sali Berisha i cili përkrah denoncimiot të dy qytetarëve shkruan se, “vazhdon terrori mbi punonjësit e administratës për të marrë pjesë në anti-mitingun e Edvinit”.
Ndorkëho njri nga qytetarët shkruan se po ushtrohet presion I madh duke I detyruar që të japin emrat e personave që do të marrin me vete, dhe sipas tij në momentin që do të jenë në shesh duhet t’ju bëjnë foto dhe t’jua dërgojnë, në të kundërt janë paeralajmëruar se do të shkarkohen direkt nga puna.
Një tjetër qytetar shkruan se është punonjëse e Bashkisë së Gjirokastrës, dhe drejtuesit e kësaj bashkia në qytetin jugor po I detyrojnë punonjësit duke bërë presionë që do të largohen nga puna nëse nuk marrin pjesë në aktivitetin e organizuar në Tiranë.
Statusi i plotë i Berishës:
Vazhdon terrori mbi punonjesit e administrates per te marre pjese me detyrim ne antimitingun e Edvinit!
Lexoni mesazhet e qytetarve dixhital. sb
Mirembrema!
Ne lidhje me ate qe disa persona kane shprehur per mitingun e atij pleres ne daten 23 eshte shume e vertete . Tek ne kan ushtruar nje presion te madh duke na detyruar te japim emrat e personave qe do marrim me vete edhe ne momentin qe do jemi ne shesh duhet ti bejme foto edhe tju a dergojme. Presioni ka qen nese nuk vini edhe nuk sillni njerez jeni te pushuar direkt nga puna.
Ju uroj gjithe te mirat.
Pershendetje Zoti Berisha!
Jam nje qytetare nga Gjirokastra dhe po Juve ne dijeni se kryetari I Partise Socialiste Gjirokaster po Ben lista me punjonjes te admi istrates, duke I detyruar dhe trembur me vendin e punes, per t’i derguar ne Tirane diten e shtune me autobuza ne mbeshtetje te Lali Erit.
Mund tua vertetoni shqiptareve me foto e video “sesa e duan Lali Erin” sa dhe nga Gjirokastra e larget po mbleshin njerez se nga Tirana askush s’genjehet.
Poshte mashtruesit dhe hajdutet.
Anonim ju lutem 😊