Arta Dade kërkon largimin e Ramës për dy arsye: Nuk e mbajti fjalën kur më propozoi për…

Premte, 22 Mars 2019 20:03

Më tej ajo ka deklaruar se është e zhgënjyer prej kreut të selisë rozë, duke thënë se ai duhet të largohet për dy arsye, për menaxhimin e keq të fondeve publike, dhe për perceptimin që publiku ka për të si të korruptuar.

Pjesë nga intervista e Dades:

Një propozim për diplomaci, por nuk u realizua, se mesa duket duhet ti mbajë dhe ambasadorët për interesant e vendit.

Rama në këto dy vite nuk po qeveris, Rama është i kapur nga një klientelë, që ka qenë edhe më parë se të vijnë në pushtet, e kam thënë edhe më parë këtë në Parlament.

Një kryeministër që e ka të vështirë të menaxhojë ministrat, dhe ua drejton gishtin gjithnjë atyre, atëherë nuk di të bësh detyrën. Rama nuk mund t’i shpëtonin këto afera, kanabizimi apo tenderat e frikshme, siç ishte rasti i Unazës së Re, por edhe në koncesione në shëndetësi por edhe të tjera.

Jam e zhgënjyer që kam votuar Ramën, por jo e penduar. Unë mendoj se Rama duhet të ikë, nuk e them se e do opozita, sepse ata nuk kanë ende personalitet që t’u bashkohet pjesa gri e elektoratit, por Rama duhet të largohet për menaxhimin e keq të fondeve publike, dhe për perceptimin që publiku ka për të si të korruptuar.

Opozita nuk mund të marrë çdo gjë. Zgjedhje të parakohshme nuk mundet ta marrë tani, por të marrë një pjesë të asaj që ka kërkuar, largimin e kryeministrit.

Për ta relaksuar situatën, të largohet Rama, por jo nga politika.

Login to post comments