Krimi përgjak Kongresin e PS

Premte, 22 Mars 2019 20:33

Një krim mafioz me silenciator dhe me viktimë një njeri të ligjit, një avokat. Ngjarja që tronditi Shqipërinë ndodhi në Elbasan. Vrasja e avokatit Ravik Gurra u krye në qendër të qytetit dhe mes shumë qytetarëve. Krimi nuk ka më frikë në këtë vend. Pista zyrtarisht është ajo për shkak të detyrës.

Kjo po ndodh sepse ministri Sandër Lleshaj që duhet të bëjë politika për të parandaluar krimin, e harxhon kohën në zyrat e propagandës të Endri Fugës se si duhet të zhvillojë teatrin e radhës që do shpërndahet nga ERTV.

Ndërsa ministri mëson si të flasë, si të lëvizë duart teksa ëshët para kamerave, policëve u ka dhënë vetëm një urdhër. Merruni me qytetarë që reagojnë, me qytetarët që dalin në protesta. Dhunoni ata që ngrejnë zërin kundër Edi Ramës, ky është urdhri.

Kemi parë mijëra policë që përqendrohen në protestën e disa familjarëve që po rrezikojnë banesat në “Astir”, mijëra policë kur protestohet para Parlamentit dhe skafandra të armatosura kur fermerët e Lushnjës derdhin qumështin në rrugë në shenjë proteste ndaj politikave jo favorizuese të qeverisë.

Pra krimi ndjehet i lirë dhe i favorizuar sepse policia e Ramës merret me protestues, me popull që s’ka shtëpi dhe bukë.

Ndërsa Edi Rama bën parapërgatitje në ERTV i shtrirë në krevat për kongresin fals të Partisë Socialiste.

Modifikuar më Saturday, 23 Mars 2019 10:18
Login to post comments