Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në profilin e tij në facebook, marrjen nga spitali dhe përcjelljen për në Polici në gjendje jo të mirë shëndetësore të njërit prej protestuesve që u plagos në protestën e dy ditëve më parë të organizuar nga opozita përpëra parlamentit.
Siç shikohet edhe në pamjet filmike, protestuesi është nxjerrë nga Spitali i Traumës me krahun e fashuar dhe shoqërohet nga policia.
“Protestuesi i plagosur rrëmbehet nga shtrati i reanimacionit! Shpirt katranët, narkopolicët rrëmbejnë nga shtrati i reanimacionit të spitalit të Traumës, me serume duke kundërshtuar edhe mjekun, protestuesin në Komisariat. Ky është një akt tjeter kriminal i Edvin Kristaq Urrejtjes dhe Vasal Kimikut të tij. Turp! Ndiqeni videon tronditese. Sb’-denoncon Berisha