Sot është festa e hajdutëve

Saturday, 23 Mars 2019 10:39

Nga Agron Shehaj

Rama dhe Veliaj, mësuesi dhe nxënësi, të rrethuar nga mijëra; ministra, drejtues, shefa, inspektorë, kontrollorë, burokratë, të gjithë hajdutë, do të festojnë mes luksit dhe shkëlqimit, vjedhjen që i kanë bërë Tiranës këto katër vjet e do të kërkojnë ta plaçkitin edhe katër të tjera.

Në fjalimet e tyre, sot, ata nuk do të përmendin betonin dhe kullat, nuk do përmendin pastrimin e parave dhe krimin, nuk do përmendin klientët dhe oligarkët, nuk do të përmendin qytetarët e dhunuar, nuk do përmendin Ardit Gjoklajn, nuk do përmendin aferën Teatrit apo të Unazës, nuk do përmendin 500 mijë shqiptarë që u larguan, nuk do përmendin 400 mijë të tjerë që duan të ikim me lotarinë amerikane.

Ata janë hajdutë e mashtrues të sprovuar, ndaj sot do flasin për pemë, për sheshe, për biçikleta, për fëmijë, për të ardhme.

Po u besuam prapë, makutëria e tyre do ta lërë Tiranën pa të ardhme, si një shkretëtirë betoni ku lulëzon vetëm krimi, skamja, mungesa e shpresës

Login to post comments