Kongresi  PS/ “Kanë veshur Braçen si Lej Feni, nxjerrin një tufë fakirash në skenë”

Saturday, 23 Mars 2019 10:49

Ish deputeti i PD Edi Paloka komenton Kongresin Elektoral të Partisë Socialiste duke ironizuar zv. kryeministrin Erion Braçe si dhe qytetarët të cilët dolën në skenë për të treguar se si ua kishte zgjidhur hallet platforma për bashkëqeverisjen.

 “Nuk heqin dorë... Kujtojnë se duke veshur Bracen si Lej Feni e duke nxjerrë një tufe fakirësh në skenë, populli i besoi se janë njësoj me të dhe shqetësohen për problemet e tij

Kush e di çfarë skenari kanë pregatit për Dylqinjen e Surrelit ???” shkruan Paloka.

Në Kongresin e PS janë të ftuar të gjithë ish kryeministrat socialistë, ndërsa ende nuk e ka marrë fjalën kryeministri Rama.

Login to post comments