Një bandë e vërtetë, e cila ka marrë peng vendin prej vitesh në qeverisje, por jo vetëm vendin por edhe Partinë Socialiste, është duke zhvilluar sot spektaklin neveritës të radhës.
Sekti “Rilindja” është mbledhur në një sallë dhe pretendon se po zhvillon Kongresin e PS, një shfaqje skandaloze, falsitet i gjallë.
Në fakt sallën e Pallatit të Kongreseve sot e kanë mbushur plot të gjithë banditët nga e gjithë Shqipëria. Të gjithë mafiozët dhe rrugaçët kanë marrë rrugët nga të katra anët e vendit dhe janë nisur për në Tiranë.
Në atë sallë sot janë trafikantët e drogës, vrasësit, hajdutët më të mëdhenj të këtij vendi, gjakpirësit e këtij populli, përdhunuesit, zaptuesit e zyrave të shtetit, shitësit e interesave kombëtare etj.
Kongresi i sotëm i Rilindjes është shfaqja e fundit dhe përpëlitjet e fundit të bandës për të qëndruar në këmbë përballë urrejtjes së madhe të popullit.