Teksa Rilindja është duke zhvilluar mbledhjen e saj, e maskuar nën emrin “Kongresi i PS” detaje të reja dalin nga ky aktivitet.
‘Kongresi’ po zhvillohet në masa të rrepta. Rilindësit kanë frikë. Ata nuk lejojnë askënd tjetër t’i afrohet mbledhjes së tyre. Nuk lejohet asnjë qytetar që të kalojë në zonën ku po zhvillohet takimi. Aty mund të futesh vetëm nëse ke me vete një dokument që punon në administratën shtetërore.
Por Rilindja siç duket ka frikë edhe nga mediat. Përveçse regjisë së tyre qendrore asnjë gazetar nuk është lejuar të afrohet në sallën e Pallatit të Kongreseve.