Erion Veliaj do të zhvillojë sot atë që ai e quan prezantimin e rikandidimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Një shfaqje e neveritshme. E gjithë administrata do të jetë sot e pranishme aty, me urdhër nga lart. Banditët do të mbushin sheshin “Nënë Tereza” në atë që do të jetë një antimiting i ndyrë i bandës në qeverisjen e kryeqytetit.
Por ajo që e karakterizon këtë antimiting të ndyrë nuk është thjesht se janë mbledhur në një vend të gjithë bashkë anëtarët e sektit që ka marrë peng të ardhmen e shqiptarëve por se këtë aktivitet kjo bandë po e zhvillon me paratë e shqiptarëve.
Gjysëm milioni euro nga buxheti i shtetit kanë kaluar në buxhetin e partisë dhe po shpërdorohen për propagandës neveritëse të Erion Veliaj.
Buxheti i shtetit në këto kohe varfërie të thellë për shqiptarët op përdoret si buxhet partie.