Ishte trumpetuar më të madhe nga falangat e Rilindjes se sot i pranishëm në kongresin e Partisë Socialiste do të ishte i pranishëm edhe Fatos Nano.
Por siç po duket qartë ish-lideri i Partisë Socialiste ka vendosur që të mos i bashkohet kësaj farse e cila në fakt nuk është mbledhje e socialistëve por e sektit të Rilindjes, është një kongresi i korrupsionit të kësaj bande dhe trafikantëve të kanabisit.
Socialistët e thjeshtë e kuptojnë shumë mirë këtë mos pjesëmarrje të Fatos Nano. Fatos Nanon socialistët e kujtojnë se si ai dha gjithçka për të ndërtuar elita politike në partinë e tyre. E kujtojnë Fatos Nanon me mall akoma edhe më shumë kur e krahasojnë atë epokë me këtë që ka ardhur në PS që prej ditës kur Edi Rama mori drejtimin e PS-së.
Nano nuk mund të pranojë kurrsesi të jetë i pranishëm në atë organizatë që Rama e e ka shndërruar në një ‘bordello’ kriminelësh, servilësh dhe të paaftësh. Rama shkatërroi gjithçka në atë seli. Rama ua grabiti PS-në socialistëve dhe e bëri atë çerdhe të njerëzve të vesit, të drogaxhinvje, të kriminelëve ordinerë, të hajdutëve, të krimit të organizuar dhe mafioz.
Ndaj edhe Fatos Nano ka dhënë sot një mesazh shumë të qartë për të gjithë socialistët e thjeshtë.