Ish-kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, ka komentuar Kongresin e PS-së, të cilin e quan Kongres të tollonit dhe të derrave të kënaqur. Vasili thekson se Kongresët e tollonit, patën një fund të hidhur, që për do ta ketë edhe Rilindja.
Postimi i plotë
Kongresi i tollonit dhe derrave te kenaqur, dje dhe sot. Kongreset qe u vune shqiptareve tollonin e bukes se gojes para viteve 90′ ishin ja keshtu si ky i rilindjes sot. Kongreset e tollonit ishin plot me suksese imagjinare, parulla skizofrenesh, rreziqe armiqsore, rrethim imperialisto revizionist dhe ne fund shqiptaret vdisnin per buke njelloj si kjo rilindja e sotme. Kongreset e tollonit ishin plot me derra te kenaqur njelloj si ky kongresi i rilindjes sot. Kongreset e tollonit paten nje fund shume te hidhur njelloj sic do ta kete edhe rilindja.