Sot socialistët u mblodhën për të kërkuar mandatin e dytë për Erion Veliajn si kryebashkiak i Tiranës, por banorët e kryeqytetit e refuzuan pjesëmarrjen në një aheng fasade.
Refuzimin e kryeqytetasve socialistët e dinin pasi kishin testuar pak ditë më parë me sondazhe dhe për të shmangur dështimin ata u detyruan që karriget e vendosura në sheshin “Nënë Tereza” ti mbushnin me militantë nga rrethet.
Këtë e vërteton edhe video e mëposhtme e cila tregon radhët e gjata të autobusëve të ardhura nga rrethet, për të mbështetur kandidatin Erion Veliaj për Tiranën që nuk e duan banorët.
Gjithashtu për të mbushur sheshin u përdorën edhe kërcënimet me largimin nga puna.