Berisha: Qendrimi i Edvinit në Kongres është thirrje për të shporrur sa më parë kalbesirën

Saturday, 23 Mars 2019 20:38

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me Kongresin e sotëm të Partisë Socialiste.

Ftesën e kryeministrit Rama se, “nëse opozita fiton një bashki më shumë në zgjedhjet e 30 qershorit, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme”, Berisha e quan një arsye më shumë për kushtrim.

“Qëndrimi i Edvinit në Kongres është thirrje për të shporrur sa më parë kalbësirën”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

“Qendrimi i Edvinit ne Kongres eshte thirrje per te shporrur sa me pare kalbesiren!

Miq, kushti i Edvin Kristaq Urrejtjes, ne kongresin funeber te kakistopartise, per opoziten per zgjedhje te parakohshme se “Nese opozita fiton nje bashki me shume se ne, shkojme ne zgjedhje", eshte nje kushtrim tjeter per opoziten dhe shqiptaret.

Me kete deklarate, ky birbio qe rrembeu zgjedhjet me banda dhe para droge, u thote shqiptareve se vetem po nuk arrita t’ju grabis perseri shumicen e bashkive do plotesohet kerkesa juaj per zgjedhje te parakohshme.

Per popullin opozitar dhe çdo shqiptar kjo deklarate eshte kushtrim dhe ka vetem nje pergjigje: Ta shporrim, ta shporrim, te shporrim kalbesiren”.

Gjatë punimeve të Kongresit, kryeministri Rama, ndër të tjera, do të shprehej: “Nëse në 30 qershor fitoni një bashki më shumë se ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme që në vjeshtë. E di që ju Luzim dhe ju pas Lulzimit nuk do e pranoni këtë sfidë se e dini ndaj keni dalë në rrugë, që aleancën e PS me njerëzit nuk e mundin dot me zgjedhje as në Kukës as në Skrapar lërë më pastaj në gjithë Shqipëri. Kjo ju ka dëshpëruar dhe t'i shkoni rrugës qorre deri tek ëndrrat me dhunë, ju jeni të parët që e dini që ne kemi fituar dhe do fitojmë kundër të gjithëve ju bashkë, dhe këtë herë më thellë, se jemi zëri dhe forca për të ardhmen e Shqipërisë".

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...