Gent Cakaj shkarkon 20 diplomatë

Tuesday, 26 Mars 2019 12:50

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka shkarkuar 20 diplomatë shqiptarë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë sot para medias duke renditur si arsye, nepotizmin, klientelizmin dhe korrupsionin moral, që sipas tij, nuk duhet të tolerohen.

“Ambicia për një shërbim ekselent diplomatik e ka karakterizuar përpjekjen e zellshme të ministrisë përgjatë 5 viteve të fundit, - tha Cakaj. -  Sidoqoftë jetësimi i kësja ambicieje mbetet ende një sfidë e hapur. Në këto 77 ditët në krye të këtij institucioni, unë kam mbledhur një grup pune për të shqyrtuar hollësisht cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatit të shtetit shqiptar.

Pas kësaj ndërmarrjeje të kujdesshme, unë jam me ju të ndaj me ju faktin se kam vendosur të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve, që nuk përmbushin as kushtet ligjore, as kushtet minimale profesionale për kryerjen e kësaj detyre e lëre më pastaj, ambicjen e kësaj qeverie dhe synimin e kryeministrit Edi Rama për ta çuar në lartësinë e merituar, përfaqësimin ndërkombëtar të Shqipërisë. Po ashtu, një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen menjëhërë për të vepruar dhe punuar sipas nevojave reale të punës dhe jo sipas inercionit të së shkuarës.

Fillimisht ju informoj se numri i të prekurve nga kjo iniciativë reformatore do të shkojë mbi 20, - tha Cakaj. -  Dua të jem krejtësisht i sinqertë me ju gjatë kryerjes së detyrës sime dhe kjo nënkupton edhe komunikimin e hapur dhe periodik.

Sfida evropiane e Shqipërisë dhe axhenda jonë reformiste e kapërcimit të pellgut të ndenjur të së shkuarës, nuk përkon kurrsesi me nepotizmin, klientelizmin dhe korrupsionin moral në asnjë sektor e  lërë më pastaj në përfaqësitë e Shqipërisë nëpër botë,” tha Cakaj.

Modifikuar më Tuesday, 26 Mars 2019 13:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...