Lufta në Ministrinë e Jashtme/ Largohen njerëzit e Bushatit, do vijnë kushërinjtë e Batonit

Tuesday, 26 Mars 2019 13:06

Debatet janë kthyer në sherre, sherret në konflikte, e tashmë në armiqësi të hapur në publik. Kjo po ndodh mes Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit.

Vetëm dy ditë më parë, Rama tha në një takim me diplomatët se kishte nepotizëm në Ministrinë e Jashtme.

Por sot në një deklaratë për media, Ministri në detyrë Gent Cakaj zbuloi se dikasteri i drejtuar në 5 vite nga Ditmir Bushati ishte i zhytur në paaftësi, korrupsion moral, nepotizëm, e emërime tarafesh, e jo sipas meritave.

Cakaj ka vendosur të shkarkojë nga puna mbi 20 punonjës, dhe të bëjë menjëherë disa transferime nëpër ambasadat tona jashtë, sipas nevojave të vendit dhe diplomacisë dhe jo, siç i quajti sipas interesave private. Ky është sulmi më i madh që i është bërë një ish-ministri nga ata që Rama shkarkoi në fund të vitit të shkuar.

Me këtë lëvizje, Edi Rama ka vendosur të largojë kushërinjtë e Ditmir Bushatit dhe u ka bërë ftesë atyre të Baton Haxhiut që ti bashkohen shërbimit diplomatik shqiptar.

Inati i Ramës ndaj Bushatit qenka shumë i madh. Më shumë se sa mendohej.

Por edhe Bushati nuk po i ndahet. Para pak ditësh ai foli për median kosovare, duke i quajtur ‘sharlatanë me harta’ ata që përdorin termin ‘korrigjim kufijsh’. © SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...