Dy standardet e ambasadorit Soreca: Një për Ramën, tjetër për Rirën!

E mërkurë, 27 Mars 2019 13:54

Në datën 2 mars të këtij viti, u zbardh një letër e kryetares së bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira, dërguar të gjitha përfaqësive të huaja në Tiranë, ku ngrinte shqetësimin dhe alarmin ndaj një vendimi politik të Partisë Socialistë, për të bllokuar buxhetin në këtë bashki.

Në atë periudhë sipas letrës së Rirës, situata paraqitej teje shqetësuese dhe akuzoheshin përfaqësues të lartë të partisë në pushtet, se këtë bllokim po e bënin thjesht për arsye politike.

“Problemi qëndron në faktin, se shumica e anëtarëve të këshillit bashkiak janë anëtarë të Partisë Socialiste, që është dhe partia në pushtet. Gjithashtu ka përpjekje nga dy deputetët e PS, Z. Taulant Balla dhe Z. Nure Belbla, për të paralizuar gjithçka. Partia të cilën unë përfaqësoj është Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila është në opozitë. Kështu, ky është një problem thellësisht politik”, shkruante mes të tjerave kryebashkiakja Rira, duke shtuar se përfaqësuesve socialist në këshill u ishin plotësuar të gjitha sugjerimet për buxhetin në fjalë, por sërish refuzojnë të japin votën.

Duket në pritje të një reflektimi nga ana e PS-së, sot pas gati 1 muaji ku situata në bashkinë e Përenjasit ka agravuar në kolaps të plotë, kryetares Rira i ka kthyer përgjigje ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca. Ambasadori mes të tjerave i shkruan Rirës, se “nuk është detyrë e delegacionit që të ndërhyjë në marrëdhëniet politike brenda institucioneve shqiptare” dhe i ka kërkuar kryebashkiakes, që të gjejë një zgjidhje për këtë problem sa më shpejt, edhe pse kjo e fundit i ka treguar qartë që zgjidhjen e ka në dorë PS dhe Taulant Balla.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...