“Norm dhe Ahmed” në skenë te “arTurbina”

E mërkurë, 27 Mars 2019 14:31

Vepra "Norm dhe Ahmed" shkruar nga autori Alex Buzo me regji nga Armand Bora do të jetë së shpejti për publikun në skenë te “arTurbina”. “Norm dhe Ahmed" e shkruar për dhunën dhe urrejtjen raciale nga shqiptaro australiani Alex Buzo sjell në role aktorë të njohur dhe të vlerësuar nga publiku në skenën teatrore. Këtë herë regjisori Armand Bora i ka besuar rolet në vepër aktorëve Gert Ferra, Gladiola Harizaj dhe Lulzim Zeqja. Vepra është përkthyer nga Diana Çuli, skena dhe kostumet nga Romeo Çani. Vepra pjesë e sezonit artistik të Teatrit Kombëtar do të jetë në skenë te “arTurbina” mbrëmjet e datave 5, 6, dhe 7 prill. Vepra e shkruar nga autori më 1968 i vendos ngjarjet në Sidnej të Australisë. Një veteran i luftës, Norm, ka një takim me një student pakistanez Ahmed, në një stacion autobusi gjatë një nate. Të dy persona të vetmuar, njëri emigrant dhe tjetri australian, dhe një bisedë ku zhvillohet prezantimi i bindjeve dhe i parimeve të tyre. Regjisori Armand Bora tregon se vepra është një gjini e papërcaktuar dhe ka shumë humor të zi brenda, por ka një fund tragjik. “Vepra është një nga tekstet që ka bërë revolucion në shoqërinë australiane, sepse ka hapur debate dhe diskutime, që shoqëria atëherë i mbante të mbyllura. Kemi një tekst klasik, që studiohet dhe është vënë në shumë vende të botës. Tema është mjaft aktuale, sepse sot ka konflikte të mëdha, ka mesazhe shumë të forta kjo vepër. Është dhe një vepër komode për regjisurën me pak dekore dhe jep dorë për ta zhvilluar”, tregon regjisori Armand Bora. Një autor, i cili është i njohur në botë, por jo tek ne. Kjo është dhe një nga arsyet që regjisori Armand Bora ka nisur punën me këtë pjesë. “Alex Buzo është një autor shqiptar i panjohur për ne me orgjinë nga Berati. I ati ka qenë  inxhinier i famshëm ndërtimesh publike. I biri Alex Buzo është nga shkrimtarët më të shquar të Australisë dhe autor i shumë teksteve të teatrove dhe të filmit, por nuk njihet në Shqipëri. Unë pashë në mënyrën se si shkruante, temperamentin mesdhetar të shqiptarit që dallohet shumë. Unë vajta atje dhe vura në skenë veprën “Ata hyjnë pa trokitur”, dhe mendova pse mos ta prezantoj dhe në Shqipëri këtë autor”, tregon regjisori Armand Bora.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...