"Punësimi": Studentes ekselente jo që s'i japin 10 pikë, po i heqin edhe emrin nga lista!

E mërkurë, 27 Mars 2019 14:34

Studentët e ekselencës, që shpresuan se kryeministri Edi Rama do t’u hapte vendet e premtuara të punës në administratën shtetërore, po zhgënjehen dita ditës nga premtimi që po rezulton mashtrim në çdo aspekt.

Viktimat e fundit të mashtrimit janë të rinjtë ekselentë të mjekësisë të qarkut Durrës, që edhe pse fitues në portal, sot gjenden në listën e pritjes sepse vendet e punës u zunë nga ryshfetçinjtë dhe miqtë e qeveritarëve.

"Denoncim i ri nga studentë të ekselencës mbi mashtrimin e Edvinit! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital,” fton ish-kryeministri Sali Berisha qytetarët, në profilin e tij në Fb, ku ka publikuar mesazhin e të rinjve.

 Përshëndetje zoti Berisha.

Shpresoj ta publikoni.

Jemi një grup denoncuesish nga portali i qarkut të Durrësit.

Ja dështimi i portalit që në hapjen e tij.

Vendimi i ministres për dhënien e 10 pikëve për ata që kanë mesatare 9.00 deri 10.00 ishte një mashtrim.

Studentja ekselente me mesatare 9.4 nuk përfiton 10 pikë dhe për më tepër, si të mos mjaftonte kjo, i heqin dhe emrin nga lista (gabim njerëzor).

Më datë 13.03.2019 thellohet akoma më tej skandali në prezencë të 40 fituesve ku në listen e vendeve vakante ishin 15 vende pune, filluan sipas radhës dhe sapo largohen 5 fituesit e parë në listë, vendi i punës ofrohet me telefon nga Drejtoria e Spitalit të Krujës dhe i lirë për mikun, kur drejtoresha e Spitalit të Durrësit i solli vendet e punës para se të fillonte përzgjedhja.

Duke qënë se 2 vendet e punës në spitalin e Krujës u zunë me mik, ne u detyruam të qëndronim në listë pritje.

Keqardhje për përfaqësuesit e ministrisë, që e bënë këtë padrejtësi, e cila është e turpshme në sy të fituesve.

Shpresoj ta publikoni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...