Përgjime të reja/ Kush është “shefi i madh” që përmend Alizoti

E mërkurë, 27 Mars 2019 15:00

Ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji doli sot në një konferecë për shtyp dhe akuzoi sërish qeverinë Rama, se ka fabrikuar e mbajtur me para dëshmitarin e rremë të çështjes Babale, Fredi Alizotin. Sot, Salianji ka publikuar përgjime të reja dhe thotë se urdhrat që Alizoti të mbahej me para nga drejtuesit e policisë së Fierit i jepte shefi i madh, që sipas tij është ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Rama u investua në fabrikimin e dëshmitarit të rremë. Por të verbuar nga pushteti ata lanë pas në dosje gjurmë të falsifikimit të provave. Dosja Xhafaj është prova më konkrete që Shqipëria është sot një narkoqeveri. Përgjigjet zyrtare të pazbardhura nga prokuroria në mënyrë të qëllimshme tregojnë se dëshmitari i Ramës është blerë. Faktojnë vendosjen e policies, prokurorisë nën urdhrat e një trafikanti që mori përsipër rolin e aktorit për të shpëtuar Ramën. Drejtuesit e policisë në Fier paguajnë Fredi Alizotin me urdhër nga ai që ka deleguar qepjen e kësaj historie. Është Fatmir Xhafaj”,- tha Salianji

Më 7 qershor 2018 siç dëgjohet edhe në audiopërgjim, Alizoti ka kërkuar nga drejtori i policisë së Fierit të takohet me shefin e madh.

Modifikuar më E mërkurë, 27 Mars 2019 15:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...