Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një tryezë me përfaqësues të mediave për të diskutuar mbi situatën e lirisë së medias në vend.
Në fjalën e tij Basha tha se pa media të lirë nuk ka demokraci dhe nuk ka vlerë evropiane.
Ky është një debat publik i opozitës për lirinë e mediave. Sipas Bashës është problem edhe siguria e gazetarëve. Ka gazetare që jane kërcenuar edhe me jetë.
“Problemi i sigurisë së gazetarëve, janë nën trysni dhe kërcënime të vazhdueshme për shkak të detyrës, e kam fjalën për kërcënime për jetën nga krimi i organizuar që kanë marrë edhe formën e goditjen me armë. Censura dhe autocensuar për shkak të varësisë direkte apo indirekte nga të ardhurat e qeverisë apo pushtetit. Përdorimi i medias për avancimin e interesave ekonomike dhe jo të interesit publik.
Kanë probleme që lidhen me profesionalizmin që kanë cuar me dashje apo pa dashje në braktisjen e medias nga interesi publik, dhe vënien e saj në shërbim të interesave jo publike deri kriminale. Problemi kryesor që në shohim në raport me median është pamundësia apo paaftësia për të pasqyruar probleme të thella të shoqërisë, ekonomisë e politikës. Kjo i kthen në kronikan sipërfaqësor, në vend që të luajnë rol të rëndësishëm sic është ai i hulumtimit. Duhet të denoncojë politika që ta japë media. Na akzuojnë se jemi bërë ne si media, për të plotësuar një boshllëk të lënë prej saj. “ – theksoi Basha.