Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka përmbyllur me fjalimin e tij, ceremoninë që u zhvillua sot në Tiranë, në sheshin Nënë Tereza, në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
"Nuk mund ta nis këtë fjalë përshëndetëse, - tha Meta, - pa iu ftuar të gjithëve për një duartrokitje për forcat ajrore të NATO-s, që jo vetëm nderuan këtë paradë sot, por sidomos për atë që bënë në 24 mars 1999...
...Kam një falenderim të veçantë e kam për Presidentin e SHBA, Xhorxh W Bush që frymëzoi arritjen e qëllimit final. E paçmueshme mbetet mbështetja e popullit shqiptar dhe të gjitha qeverive.
Pak ditë më parë ne kujtuam vendimin historik të NATO-s për të dhënë fund gjenocidit në Kosovë. Të gjithë shqiptarët i mbeten mirënjohës NATO-s që shpëtoi jo vetëm një popull të pafajshëm por garantoi paqen në rajon. NATO së shpejti pret anëtarin 30 të saj, Maqedoninë e Veriut.
Shqipëria ka marrë përgjegjësitë që i takojnë në operacionet e përbashkëta të NATO-s kudo ku i është kërkuar. Forcimi dhe fuqizimi i infrastrukturës tonë kombëtare mbetet prioritet. Përzgjedhja e bazës ajrore të Kuçovës është një investim strategjik për sigurinë tonë kombëtare dhe rajonale. “