Ndoka: Rama ka humbur shpresën, fajtorë që nuk e parandaluam më parë

Premte, 29 Mars 2019 16:22

I ftuar në Syri.net përballë gazetarit Alen Xhelili, kreu i Partië Demokristiane, Nard Ndoka ka hedhur akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, klasa politike duhet të ndjehet fajtore që e lejoi Ramën të arrinte deri këtu.

“Përpara kishte një imazh të krijuar në mënyrë artificiale. Jo vetëm që e provuan por u zhgënjyen dhe u tejngopën. Prandaj kërkohet largimi i tij. Ka humbur shpresat, ka sjellë një pasiguri. Por ajo që nuk i falim është humbja e shpresës te shqiptarët. Ndjehemi fajtorë që nuk e parandaluam më parë, jo sot”, tha Ndoka.

 I pyetur nëse ndjehet përgjegjës që dikur ka bashkëpunuar me kryeministrin aktual, Ndoka u shpreh se ka bashkëpunuar me të vetëm në opozitë, kur kërkohej mbrojtja e votës.

“Unë për fatin e mirë nuk kam qenë kurrë në pushtet me Ramën. Nëopozitë ishim bashkë për shkak të votës dhe sistemit zgjedhor, por ai nuk i qëndroi kurrë korrekt marrëveshjes”, shtoi kreu i PDK-së.

Login to post comments