Kryeministri Edi Rama pritet me protesta edhe në Durrës, ndërsa pritet të nisë një takim në kuadër të turit “Bashkia që duam”.
Qytetarë të shumtë dhe të rinj kanë organizuar protesta në tre pika të qytetit, njëra prej të cilave te Stacioni i Trenit me synim që të pengojnë kalimin e eksortës së Kryeministrit.