Anëtarësimi në NATO, Berisha: Dy socialistët që dua të falenderoj publikisht

Premte, 29 Mars 2019 17:33

10 vjet pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ish-Kryeministri Sali Berisha meritën ia njeh jo vetëm Partisë Demokratike e qeverisë së tij në përmbushjen e reformave, por edhe disa prej figurave kryesore nga radhët e socialistëve të kohës, që ai thotë se qenë promotorë të kësaj ëndrre në fushën e sigurisë.

“Partia socialistë në vitet 92-96, votonte rezoluta anti NATO. Por ka patur një pjesë, natyrisht jo gjithë opozita. Duhet t’i shpreh falënderimin tim sot Presidentit Meta, ish-kryeministrit Pandeli Majko promotorë dhe ata në Partinë Socialiste për anëtarësimin e Shqipërisë së NATO”, deklaroi Berisha në një intervistë për TV KLAN.

Ndryshe nga kryeministri Rama, që e shfrytëzoi aktivitetin e NATO-s për 10 vjetorin e Shqipërisë në aleancën ushtarake, për t’i bërë “publicitet” vetëm qeverisë së tij, Presidenti Ilir Meta në fjalën e tij, nuk harroi të përmendë me vlerësim kontributin e të gjithë spektrit politik shqiptar dhe të të gjitha qeverive shqiptare për arritjen e këtij projekti madhor.

Në 10 vjetor duhej që kyeministri Rama të ishte korrekt me historinë. Gjatë gjithë dokumentarit në asnjë rast nuk u tha se ishte qeveria Berisha që e pranoi Shqipërinë në NATO. Mund të thonin një mijë të zeza për ish-kryeministrin demokrat, rilindasit, por të vertetat nuk kanë pse i fshehin.

“E paçmuar mbetet mbështetja e jashtëzakonshme e të gjithë popullit shqiptar dhe mbarë spektrit politik e të gjitha qeverive të ndryshme ndaj këtij projekti madhor strategjik që u shërben interesave kombëtare si asnjë projekt tjetër”, nënvizoi ndër të tjera në fjalën e tij Kreu i Shtetit.

Login to post comments