DASH-Kadriu dhe Ramëziu

Premte, 29 Mars 2019 18:45

Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi, ka reaguar pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku shpreh realitetin e zi në të cilin ndodhet vendi jonë.

Me anë të një postimi në Facebook, Boçi shkruan se raporti i DASH e konsideron qeverinë shqiptare të paaftë për të luftuar krimin dhe korrupsionit.

Ja postimi i Boçit:

DASHKADRIU DHE RAMËZIU

Pas Kadrijve e Eurokadrijve, i erdhi rradha DashKadriut të shprehë realitetin e zi të Shqipërisë.

Nuk e kam fjalën për Dash Kadriun, komshiun tim të urtë që nga mllefi për ikjen e fëmijëve larg, për papunësinë e mjerimin që e ka pllakosur, nuk le llaf pa thënë lart e poshtë, për Ramën e Rilindjen.

E kam fjalën për DASH të SHBA, raporti i të cilit konsiderohet si skaneri më i saktë dhe i pakundërshtueshëm i një qeverisje.

Dhe ky raport e konsideron qeverinë shqiptare si:

– Të korruptuar në të gjitha nivelet

– Të paaftë të luftojë krimin e organizuar

– Që e ka shndërruar Shqipërinë e vogël në një nga lavatricet më të mëdha të pastrimit të parave të pista

– Që e ka shndërruar vendin në depon më të madhe tranzitore të narkotikëve

Pas kësaj, Ramëziut i shtohet, me shpejtësinë e ligjërimit të tij të shfazuar dhe një Kadri, por po i shkurtohen ditët e pushtetit me shpejtësinë e erës…

Login to post comments