Oerd Bylykbashi, ish-deputet i PD-së, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit në një takim në Durrës në kuadër të turit “Bashkia që Duam”, i përmendi emrin lidhur me zgjedhjet.
Bylykbashi i kujtoi Ramës dy episode, një në 2009 dhe tjetrin në 2011, kohë kur ai humbiste zgjedhjet parlamentare dhe Bashkinë e Tiranës.
“Kur je artist, mos bëj si jurist! Hidhi armët që të jep pushteti, lëri bandat dhe dil në shesh barabartë dhe të shohim si ikën duke kuisur”, shkruan Bylykbashi.