Edi Rama po refuzohet nga qytetarët në takimet për “Bashkinë që Duam”. Ndërsa për të prezantuar Erion Veliajn në Tiranë Rama mblodhi administratën nga e gjithë Shqipëria, sot ai ishte në Durrës dhe refuzimin e bregdetarëve mësohet ta ketë mbuluar me autobusë nga Tirana.
Pra Rama po na tregon në ekranet e televizioneve dhe ERTV se ka mbështetje me të njëjtët autobusë që shkojnë mbështesin kandidatin e Tiranës, Durrësit e kështu me radhë.
Shqiptarët epo e vrasin frikën duke kaluar fazën e mbledhjes nën trysni në turmat e kryeministri.
Ashtu sikundër në Tiranë, edhe në Durrës ra në sy bojkoti që qytetarët e Durrësit i bënë kryeministrit Rama.
Kjo është vetëm faze e fillimit të rënies së një kryeministri që pushtetin e ka marrë duke e blerë dhe shantazhuar qytetarët me bandat kriminale.