Ditën e sotme u zhvillua ceremonia e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ku morrën pjesë krerët më të lartë të shtetit.
Por gjatë kësaj ceremonie vihet re “pasiguria e Ramës” gjatë parakalimit mes korridorit të krijuar nga Forcat e Armatosura.
Kryeministrin Rama e shoqëronin gjatë kësaj ceremonie edhe 6 truproja në një vend ku kishte edhe prezencë të ushtrisë.
Ndryshe nga kryeministri, Presidenti i Republikës Ilir Meta parakalon mes ushtrisë i shoqëruar vetëm nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Bardhyl Kolçinaku.