"Shqipëria vend tranzit për heroinën’, Mark Marku; ‘Dëshmi se shteti është i përfshirë’

Premte, 29 Mars 2019 20:40

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për situatën e krimit dhe të korrupsionit në vend, ku e cilëson Shqipërinë si burim të kanabisit por edhe një vend tranzit për kokainën dhe heroinën, ka sjellë edhe reagimin e analistëve dhe drejtuesve të medies.

Mark Marku e cilëson këtë raport si një reflektim të asaj që ka ndodhur në Shqipëri në këto vite.

‘Raporti i DASH reflekton atë që ka ndodhur në Shqipëri në këto vite. Pse po ndodh kjo në Shqipëri? Kjo ndodh sepse aktiviteti kriminal jo vetëm që është toleruar, por në gjykimin tim është zhvilluar shumë për shkak se vetë shteti është i përfshirë në këtë veprimtari’ thotë Marku.

Ndërsa kryeredaktori i gazetës më të re në treg “Liberale’, Arion Sulo thotë se: ‘Rruga e trafikimit të heroinës ka shumë vite, bile është një nga rrugët më të njohura në botë. Në këtë rrugë Shqipëria ka pasur një rol të rëndësishëm.’

Login to post comments