VIDEO+FOTO/ Pse ka frikë Edi Rama? Garda kontrollon çantat e grave në Durrës

Premte, 29 Mars 2019 21:55

Edi Rama ishte sot i pranishëm në Durrës, në një takim në kuadër të asaj që tashmë njihet si turi “Bashkia që Duam”.

Ashtu si edhe në mjaft takime të tjera, punonjës të administratës shtetërore, janë detyruar që të jenë të pranishëm, por jo vetëm. Të paktën 6 autobuzë nga Tirana kanë transportuar të tjerë njerëz, për të mbushur karriget që ishin vendosur në sheshin para bashkisë.

Një detaj që ka tërhequr vëmendjen ishte ai kur efektivë të Gardës, ose civilë të angazhuar në mbarëvajtjen e takimit, kanë nisur të seleksionojnë qytetarët.

Mjaft qytetarë, kryesisht të rinj, nuk janë lejuar të marrin pjesë në takimin e Ramës në shesh, ndonëse ata mund të kenë qenë mbështetës të kryeministrit.

Nuk dihet arsyeja pse ndodhi ky seleksionim, por pyetja që lind është: pse ka frikë Kryeministri?

Video

Login to post comments