Vrasjet e sotme në Shkodër ishin të paralajmëruara, Sandër Lleshaj nuk bëri asgjë. Puna e tij prej kohësh është fokusuar te shantazhimii i atyre qytetarëve që marrin pjesë në protesta duke lënë në rehati bandat kriminale.
Mëngjesin e sotëm u shënuan dy të vrarë, të radhës në numër, pasi prej një viti numri i tyre në Shkodër ka shkuar 11. Viktimat janë larje hesapesh mes bandave dhe këtë e di i madh e i vogël në Shkodër.
Por vetëm Sandër Lleshaj nuk di gjë.
E siç është bërë zakon, pas vrasjes shkon në terren kupola drejtuese e policisë, kësaj here e shoqëruar nga ministri Sandër Lleshaj. Gjithmonë ata kanë shkuar si agjenci funerale, vetëm sa mbledhin viktimat e mbetur nga plumbat pasi autorët nuk preken.