Ngjarja e sotme e Shkodrës, ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Ibrahim dhe Astrit Bilali, ka sjellë edhe reagimin e ish presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
Ish kreu i shtetit, përmes një postimi në rrjetet sociale, ngre alarmin për situatën me rendin në vend, ndërsa shton se, një qeveri e ardhur nga krimi, sjell vetëm krim.
“Vrasje, rrëmbime, shpërthime me tritol makinave e shtëpive, çdo ditë e në çdo qëndër urbane të vendit.
Kriminalitet që nuk ka të ndalur ! Ky është shërbimi që i bëri “rilindësi” Shqipërisë dhe pasoja që nuk dihet se kur do të ndalet e platformës së narkotizimit të një shteti të tërë. Qeverisje e ardhur nga krimi, pjell vetëm krim”, shkruan ish presidenti Bujar Nishani në reagimin e tij.
Vëllezërit Bilali janë viktimat e rradhës në qytetin e Shkodrës, ku vetëm në 8 muaj janë vrarë plot 11 persona.