SHBA aleat i çmuar, bashkë me Berishën ngritëm flamurin në NATO, sot vendi çerdhe hajdutësh dhe trafikantësh

Saturday, 30 Mars 2019 18:41

Gjatë takimit entuziast të zhvilluar në Durrës, lideri i opozitës Basha ka komentuar edhe raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Basha kujtoi se 10 vjet më parë, bashkë me Sali Berishën ngritën flamurin Shqiptar në selinë e NATO-s, kurse sot “aleati ynë i cmuar, partneri ynë strategjik i PD dhe Lulzim Bashës, SHBA, treguan të zezë mbi të bardhë se Shqipëria është bërë strehë kriminelësh, vend kyc për trafikun e drogës, për shkak të korrupsionit të hapur në të gjitha nivelet e qeverisjes”, theksoi lideri i opozitës.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës

DASH e tha qartë: 10 vjet më parë Shqipëria hyri në NATO dhe pata fatin që si ish-ministër i jashtëm, bashkë me kryeministrin Berisha ngritëm flamurin tonë në Bruksel.

Ne bëmë realitet shumë kushte që e bënë Shqipërinë anëtare të NATO.

Sot aleati ynë i cmuar, partneri ynë strategjik i PD dhe Lulzim Bashës, SHBA, treguan të zezë mbi të bardhë se Shqipëria është bërë strehë kriminelësh, vend kyc për trafikun e drogës, për shkak të korrupsionit të hapur në të gjitha nivelet e qeverisjes.

E ka fjalën për Edi Ramën, Gjush Dakon, Arben Ahmetajn, bandën e hajdutëve që vazhdon të vjedhë Shqipërinë.

Login to post comments