Denoncimi/ Ligjin në Shqipëri nuk ekziston, nuk i regjistrojnë pronën edhe pse ka fituar gjyqin

Saturday, 30 Mars 2019 19:05

Ligji në Shqipëri funksionon vetëm për më të dobëtit. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme denoncimin e një avokati, i cili tregon kalvarin e vuajtjeve të një familjeje shkodrane.

Avokati thekson se familjes Matusha nga Velipoja e Shkodrës, prej 3 vjetësh nuk i regjistrohet prona, edhe pse e ka fituar me gjyq.

Më tej avokati thekson se edhe pse këtë shqetësim e ka adresuar edhe tek faqja shqipëriaqëduam.al ende nuk ka asnjë zgjidhje.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Kur narkoshteti ka zevendesuar shtetin ligjor!

Miq, per narkoqeverine vendimet e formes se prere te gjykates nuk kane vlere!

Lexoni denoncimin e avokatit. sb

Jam avokat Zhuljen Ristani dhe kam denoncuar nje rast tek qytetirai dixhital, i cili me sugjeroi qe ta postoj dhe ne faqen tuaj

familjes Matusha ne Velipoje Shkoder qe prej tre vjet e gjysem nuk i regjistrohet prona e fituar me vendim gjyqesor te formes se prere nga Z.R.P.Palujtshme Shkoder

megjiuthe ankimet qe kemi bere ne te gjitha institucionet nuk po gjejme zgfjidhje

kemi bere ankese dhe tek shqiperia qe duam.al nisur nga premtimet e kryeministrit qe kjo faqe do zgjidhi cdo rast abuzimi por pergjigja e kthyer nga kjo faqe eshte teresisht antiligjore, pasi thote qe megjithese vendimi gjyqesor eshte i formes se prere, duhet te presim edhe vendimin e gjykates se larte, nderkohe qe nuk ka vendim per pezullim ekzekutimi.

ajo qe po kuptojme eshte se kjo qeveri dhe adresat e ankesave kot nuk kane ndermend te respektojne ligjin dhe te regjistrojne pronen e fa miljes Matusha.

ps: Avokati ka derguar te gjithe dokumentacionin zyrtar qe fakton keto qe shkruan. sb

Login to post comments