Lirohen nga burgu 7 protestuesit e arrestuar

Diel, 31 Mars 2019 09:15

Gjykata e Tiranës liroi 7 protestuesit që u arrestuan të enjten për tubimin përpara Parlamentit. Ndaj tyre mbeti vetëm akuza e kundërshtimit të punonjësit të Policisë dhe të tjerat u rrëzuan.

Vendimin për lirimin e mori gjykatësi Erion Bani, që u dha lirinë në sallën e gjyqit, pavarësisht se prokurori prokurori Erjon Shqarri, kërkoi për 5 protestues “arrest në burg” dhe dy të tjerët ”Detyrim paraqitjeje”.

Më 29 mars, Policia i arrestoi personat në fjalë për veprat penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”. Ata janë:

A. S., 49 vjeç, banues në Tiranë;
O. K., 20 vjeç, banues Tiranë;
L. B., 22 vjeç, banues Tiranë;
M. M., 22 vjeç, banues ne Elbasan;
A. P., 23 vjeç, banues në Tiranë;
Gj. D., 46 vjeç, banues në Malësi të Madhe;
Sh. S., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Krahas tyre, u proceduan në gjendje të lirë dhe 14 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas u shpallën në kërkim. U procedua penalisht gjithashtu ede Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD si organizator i protestës.

Veprimet proceduriale u kryen në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Login to post comments