Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar mbi qendrimin që mbajti qeveria ndaj raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit që e konsideronte vendin, burim të drogës dhe parave të pista. Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, tha dje se “raporti është një pasqyre realiste për Shqipërinë, inkurajues për reformat që po ndodhin çdo ditë në Shqipëri”...
Natyrisht që ish-ministri nuk është përmbajtur dot: “Këtë radhë nuk i kuptoj kritikët opozitarë, që akuzojnë se qeveria nuk pranon Raportin e DASH...- shkroi Manjani në Fb.- DASH raporton se Shqipëria e qeverisur nga Edi Rama është qendër burimore e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.
Qeveria nga ana tjetër thotë se “ ... kjo (dmth ajo që thotë raporti) është një gjë pozitive..” Pra jo vetëm e pranon, por edhe e “falenderon” se i konfirmoi qëllimin që kishte Rilindja: të mbjellë drogë e krim masiv në kët vend!”