Skandali/ Gjykata i dënon me vendim të formës së prerë, vazhdojnë punën normalisht në Drejtorinë Arsimore të Shkodrës

Diel, 31 Mars 2019 14:22

Drejtues të Drejtorisë Arsimore në Shkodër janë shpallur me vendim të formës së prerë fajtor për “shpërdorim detyre”, por vazhdojnë punën normalisht.

Ky skandal është denoncuar nga një qytetare dhe është publikuar nga ish-Kryeministri Berisha.

Qytetarja thotë e revoltuar se “fëmijët tanë meritojnë njerëz dinjitozë në krye të institucioneve arsimore”.

Ish-Kryeministri Berisha ka akuzuar ish-ministren Nikolla dhe ministren aktuale Shahini, duke thënë se për to, vendimet e gjykatave janë letra pa vlerë.

Ja postimi i plotë

Per ndrikullat Nikolla dhe Shahini vendimet e prera te gjykatave jane leter pa vlere.

Narkoshteti nuk ka te beje me shtetin ligjor.

Lexoni mesazhin e qytetares dixhitale. sb

Pershendetje z.Berisha!Jam nje banore e Shkodres qe dua te ngre nje problem shume shqetesues tek Ju.Gjykata e Shkodres prej nje viti eshte shprehur ne shkalle te pare dhe me forme te prere ne apel per Drejtorine e Arsimit Shkoder me vendim "shperdorim detyre",por drejtuesit e ketij institucioni vazhdojne punen normalisht.Ministria e Arsimit nuk zbaton vendimet gjyqesore duke mbajtur ne nje institucion edukimi drejtues qe kane konsumuar vepren penale te "shperdorimit te detyres"me vendim gjyqesor te formes se prere ,sepse kane mbrojtje politike.Ju lutem publikojeni kete problem ,mbasi femijet tane meritojne njerez dinjitoz ne krye te institucioneve.Anonim ju lutem.

Modifikuar më Diel, 31 Mars 2019 14:44
Login to post comments