Ylli Dylgjeri, ish-drejtor në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve dhe PPP-ve, ka denoncuar faktin që pasaportat e shërbimit jepen nga Dhoma e Tregtisë dhe jo nga Ministria e Jashtme.
Dylgjeri shkruan se në platformën E-Albania në Ministrinë e Jashtme nuk ka asnjë informacion për procedurat e marrjes së pasaportës së shërbimit, ndërkohë që këta të fundit kur i pyet të drejtojnë në Dhomën e Tregtisë.
Për këtë skandal Dylgjeri ironizon ministrin e deleguar që delegon pasaportën e shërbimit te Dhoma e Tregtisë.
‘Skandal në Ministrinë e Jashtme: pasaportat e shërbimit jepen nga Dhoma e Tregëtisë. Në platformen e-albania apo në faqen e Ministrisë së Jashtme nuk gjendet asnjë informacion për procedurat e marrjes së pasaportës së shërbimit. Kur kontaktohet Ministria e Jashtme të drejtojnë tek Dhoma e Tregëtisë.
Dhe në fakt në faqen e internetit të Dhomës së Tregëtise gjendet informacioni i duhur. Pasaportat jane pronë e Shtetit Shqiptar dhe është sa e pashpjegueshme aq edhe e paligjshme që një shoqatë të jetë përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme për lëshimin e pasapartave. Pajisja me pasaportë është e drejtë e çdo qytetari në bazë të disa kritereve të caktuara që dallojnë për nga cili funksion jepen.
Dhe nuk mund të detyrohet askush që të jetë pjesë e shoqatave të ndryshme që ekzistojnë. Pajisja me pasaportë është procedure ekskluzive e organeve shtetërore dhe nuk mund të delegohet në asnjë palë të tretë.
Mesa duket djaloshi 29-vjecar me funksion të deleguar, mendon që gjithçka mund te delegohet. Por ligjet e kësaj Republike shkruajnë ndryshe. Ky djalosh me shumë se libra me poezi duhet të lexojë ligjet’, denoncon Dylgjeri.