Kreu i PD-së, Lulzim Basha reagoi sot në lidhje me vrasjet e ndodhur ditëve të fundit në Shqipëri.
Basha u shpreh se atentatet duhet të zbardhen nga policia ose në të kundërt shteti ka gisht në këtë punë.
“Bandat po hanë kokat e njëri-tjetrit kjo është përgjigjja që jep policia, po policia për çfarë paguhet. Edhe vrasjet duhet të zbardhen sepse aty ka edhe njerëz të përfshirë në mënyrë të pafajshme.
Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu, ose përndryshe ka gisht shteti, nuk ka rrugë tjetër.
Drejtësi nuk ka, mundësi nuk ka dhe kjo i ka sjellë njerëzit në dëshpërim”, tha Basha