Të rinjtë e Reago.al ironi me Veliajn për 1 prillin, mbjellin pemën që bën pallate

Hënë, 01 Prill 2019 18:09

Sot per dt 1 Prill te rinjte e levizjes Reago.al kane gjetur nje menyre mjaft interesante per te uruar kete feste. Ata ne menyre simbolike mbollen nje peme nga deget e se ciles nuk dolen fruta por pallate, kjo nje ironi mjaft therese per realitetin ne te cilen gjendet vendi.
Me poshte do te gjeni dhe fjalimin e tyre te shkurter:

Propaganda eshte nje mjet I domosdoshem ne duart e pushtetareve per te bere te keqen te duket te mire dhe te zezen te duket e bardhe.
Une sot jam 22 vjec dhe kam kam degjuar mjaftueshem premtime elektorale per gjelberimin e qytetit, mbjelljen e pemeve e per mbrojtjen e mjedisit.
Populli thote “ te thenen nga e bera e ndan nje det I tere”.
E ne fakt ne Shqiperine tone te dashur nuk I ndan nje det, por I ndan nje oqean.
Premtojne peme e lulezojne kulla !
Ky eshte realiteti I hidhur shqiptar sot!
Ju prezantoj me pemen e se ardhmes.Kjo eshte pema me e vertete qe kemi pare ndonjehere!
Ne fakt kjo eshte pema qe mbillet cdo dite ne Tirane!
Cdo dite shohim ne tv lajme e reklama te bukura qe mbillen peme neper rruge e parqe por asnjeri nuk e pa ndonjehere ne media rrethimin me llamarani te shume shesheve dhe aty si kerpudhe pas shiut na del nje ndertese shumekateshe.
E drejte ne fakt sepse ky realitet eshte per tu shijuar live,eshte per tu jetuar cdo dite teksa ne ato lulishtet e bukura te televizionit ,ecen lehte mbi beton (bari cuditerisht eshte zhdukur)duke thithur ajrin e pasur me pluhur e duke u mbushur mushkerite me shumellojshmeri gazesh te rrezikshme .
Normalisht keto nuk mund ti shijosh nga televiozni, mjafton te dalesh nga shtepia,sepse pushtetaret si gjithmone kane menduar per te gjithe ne,qe te na dhurojne kete satisfaksion te punes se tyre te palodhur .
Por sot ka ardhur koha ti themi ndal dhe boll me keto mashtrime.
Sot ka ardhur koha ti themi ndal ndertimit te kullave shumekateshe kuturu pa nje plan, pa nje vizion, pa nje prespektive.
Sot eshte koha qe te mendojme se si sheshet neper lagjet tona ti kthejme ne parqe shlodhese dhe jo ne kete zhgarravine te shemtuar ne te cilen po frymojme.
Sot po jetojme nje realitet per te te ardhur keq, keto te nderuar pushtetare jane veprime me pasoja te pakthyeshme, ky shkaterrim po na vret cdo dite e do vazhdoje te na vrase per sa kohe ne,qytetaret,nuk reagojme!
Nuk kemi me kohe per te pritur,sot do luftojme per jeten tone!
Duke ju uruar pushtetareve Gezuar 1 Prillin, uroj qe sot ta beni pushim, por mos harroni sot do jete dita e fundit e festes tuaj se mashtrimit!

Modifikuar më Hënë, 01 Prill 2019 18:26
Login to post comments