Përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili e cilëson si skandal deklaratën e sotme të kreut të qeverisë Edi Rama për verifikimin e titujve shkencorë.
Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se qeveri nuk mund të marrë përsipër që të verifikojë titujt e stafit akademikë, si të ishin tendera qeverie.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
“Ua ua qeveria e analfabeteve do te verifikoje titujt shkencore ?! Kryeministri perballe pedagogeve, me kurajon e marrë qe vjen vetem prej padijes se thelle, mbushi bulçite dhe me plot gojen tha:
“Ne do të mundohemi dhe të bëjmë transparencë. Pedagogët e mirë do të ndahen nga ata sharlatanët. Kjo bëhet përmes pikave që ne kemi menduar.”
Qeveria e analfabeteve, qe as shqipen e ministrave te vet nuk qeveris dot, do te ndaje shkencetaret nga jo shkencetaret, do te ndaje te diturit nga te paditurit, do te ndaje dijetaret nga genjeshtaret.
Gjëmë e padegjuar kjo. Sic ndajne koncesionet dhe tenderat me qeveri ashtu duan te ndajne edhe titujt shkencore.
Edhe ne kohen e partise punes nje budallallek i tille nuk ndodhi kurre,bile ishte e kunderta dhe shteti e partia nuk hyne deri aty.
Reforma me mire qe mund te beje qeveria eshte te fuse ne kurs vehten per te mesuar shqipen, qe e flasin si kemishe e veshur mbrapsht dhe e dyta te mesojne fare pak logjike aq sa niveli i shkolles fillore, se me shume nuk mbajnë”.