Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha ndodhet në këto momente në Shkodër, në një bashkëbisedim me qytetarë në qytetin që më shumë se kushdo në këto vite të fundit është tronditur nga krimet e njëpasnjëshme të bandave mafioze.
Basha siguroi qytetarët e Shkodrës se platforma e parë e Partisë Demokratike kur të vijë në pushtet, është shkëputja e lidhjes së krimit me qeverinë dhe se ata do ti rikthehen jetës normale pa pasur frikë nga bandat e lidhura me pushtetin.
‘Kur ministri i Brendshëm bashkëpunon me krimin, krimi merr zemër. Çfarë ti kërkosj policit? Të vendosë kokën në rrezik për shefin kriminel dhe për ministrin krminel
Kjo do të marrë fund. Qeverisja e ardhshme do të shkëpusë çdo lidhje me krimin, dhe jo të keni frikë të pini kafe. Ky është turp i Edi Ramës. Nuk duhet të keni frikë qytetarë të pini kafe.
Ky do të jetë një transforfim i madh. Jo thjesht duke hequr Edi Ramën. Këta kanë ngritur trarë dhe gardhe kudo, dikur i kanë vënë më ligj, diku me pergesa të tjetra, që studenti që ka mbaruar shkollën të paguajë rryshfet, që biznesmeni prodhues të mos çajë përpara pa paguar gjobën. Këto janë pengesa që na mbajnë peng prej vitesh, por kanë arritur kulmin me bandën e tij në pushtet. Prandaj jemi ngritur për një transformi të madh
Le ta themi hapur në shtëpinë e demokracisë në Shkodër. Zgjidhjet që do të përfaqësojmë janë reale, mund dhe do të bëhen realitet nëpërmjet vullnetit politik, ku nuk do te ketë më pesë duar që janë kthyer në monopol, duke filluar me parlamentin. Thyerja e këtyre monopoleve është platforma e parë e jona,- tha Basha.