Është fundi qesharak i çdo drejtuesi autoritar, që shikon fitore edhe aty ku ka humbje.
Ndërsa Presidenti i Turqisë, Erdogan, duket se ka humbur qytetet më të mëdha më zgjedhjet e fundit lokale, ku pas Ankarasë duke se ka pësuar disfatë edhe në Stamboll, kryeministri Rama shkon edhe e falenderon për fitoren.
Të paktën kështu shkruan agjencia e lajmeve turke ‘Anadolu Agency’, e njohur ndryshe edhe si agjencia në varësi të Erdoganit, që shkruan se ‘Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka uruar presidentin turk dhe “Kryetarin e Përgjithshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim” (AKP), Erdoan, për “fitoren e arritur në zgjedhjet lokale”.
Por Rama nuk është i vetmi që ka uruar Presidentin e Turqisë. Erdogan.
Në listë me Ramën është lideri serb i Bosnjës, Millorad Dodik. President i Serbisë Aleksandar Vuçic. Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, Presidenti i Azerbajxhani Ilham Aliev si edhe Presidenti i Guinesë, Alpha Conde, të gjithë këta të njohur bashkë me Ramën si kampion të demokratcisë, në vendet e tyre.