Rama burim i vrasjeve, kanabisi i djeshëm që sot po na sjell viktimat

Hënë, 01 Prill 2019 20:19

Ndonëse policia nxitohet të vendosë pista(hakmarrje, banale, etj) për vrasjet që po ndodhin kohët e fundit, e vërteta qëndron se ato e kanë një arsye. Ajo është prishja e pazareve të kanabisit të mbjellë pa hesap.

Krimi nuk e ka më problem të eliminojë kundërshtarin. Mjafton pak lek dhe gjendet shpejt një vrasës me pagesë. Shumica e vrasjeve të ndodhura kohët e  fundit, në Shkodër, Elbasan, Tiranë apo tritolet që po vendosen masivisht në Vlorë, janë shprehje e lehtësisë për të vrarë sot.

Policia shkon në vendngjarje vetëm për të mbledhur gëzhojat dhe si një agjenci funerale për të larguar trupat e viktimave. Vrasësit gjithmonë i largohen në drejtim të paditur.

Po çfarë dhe kush na solli në këtë situatë?

Çfarë është kanabisi dhe kush është ideatori dhe zbatuesi i mbjelljes së tij, Edi Rama. Ishte kryeministri Rama që urdhëroi mbjelljen në të gjithë territorin e kësaj droge që po vret sot. Këtë e vërtetojnë edhe mesazhet e koduara të Saimir Tahirit, ish ministrit që sa herë e ka lakun te fyti i thotë Ramës se do të hapë gojën e do të tregojë të vërtetën.

Nga të dhënat zyrtare të INSTAT rezulton se numri i viktimave është shtuar duke nisur nga viti 2016 periudhë që përkon me masivizimin e kultivimit të kanabisit në vend. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ka një lidhje të drejtë mes  vrasjeve dhe veprave penale të evidentuara për drogë. Një tjetër tabelë e INSTAT nxjerr në pah se kemi dhe numrin më të lartë të krimeve në fushën e drogës, me rreth 3,200 të tilla, nga rreth 2,000 që ishte mesatarja e viteve para 2016-ës.

Sot ky trend po vazhdon dhe ka vetëm një fajtor. Drogën. E ndërsa shifrat bërtasin, i vetmi që fshihet është Edi Rama. I mjafton të dërgojë në vendngjarje ministrin që mund të bëjë lirshëm propagandë me jetët e humbura.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...