Raportuesit për Shqipërinë në BE do të mungojnë në seancën ku do të diskutojnë ecuria e vendit tonë dhe e Maqedonisë së Veriut.
Kjo bëhet e ditur nga ish-deputeti Bardh Spahia. Në një postim në rrjet ai shkruan se ndërsa Gent Cakaj luan cinglash me diplomacinë, Shqipëria del nga fokusi i Parlamentit Europian
Postimi i Bardh Spahia
SHQIPERIA DEL NGA FOKUSI I BE
Ndersa Gent Cakaj luan cinglash me diplomacine shqiptare, detyren qe i ka deleguar Edi Rama, Shqiperia del nga fokusi i Parlamentit Europian.
Raportuesit per Shqiperine mungojne ne seancen ku do diskutohej ecuria e Shqiperise e Maqedonise se Veriut e per pasoje vemendjen e merr vetem Maqedonia e Veriut, arritjet e se ciles vleresohen dhe kerkohet nje date per hapjen e negociatave te antaresimit ne BE!
Shqiperia ne dore te Edi Rames mbetet ne meshire te fatit! Te bashkohemi per ta larguar sa me pare kete kryeminister ilegjitim qe po na izolon si vend, me njollen e droges e korrupsionit qe na identifikon ne bote!
Koha eshte tani! Largimi i Edi Rames eshte emergjence kombetare! #EdiRamaShporru!