Aleanca e Atlantikut të Veriut ka uruar Shqipërinë për 10-vjetorin e anëtarësimit në këtë strukturë paqeruajtëse. Krahas mesazhit të urimit, NATO ka publikuar edhe një foto të Lulzim Bashës, i cili dhjetë vite më parë mbante postin e Ministrit të Jashtëm të vendit.
“Gëzuar përvjetorin! Shqipëria dhe Kroacia përfunduan procesin e anëtarësimit dhe u bashkuan me Aleancën si vende anëtare. Duke u bërë anëtarë të NATO-s, aleatët ndajnë të mirat dhe përgjegjësinë e sigurisë kolektive”, thuhet në mesazh.
Dhjetë vite më parë, Kroacia dhe Shqipëria u anëtarësuan si vende anëtare me të drejta të plota në NATO. Në foton e urimit nga NATO bashkë me Bashën është edhe ish- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer si dhe ish- ministri i Jashtëm Kroat, Gordan Jandrokoviç.