Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, ka akuzuar sonte nga studio e Opinion, Taulant Ballën si të përfshirë në dosjen Babale me qëllim shpëtimin e Agron Xhafaj, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj
Salianji tha se Balla është kapur në disa thirrje telefonike me Fredi Alizotin, i cili është personi që ka pranuar se ka marrë një pako të mirë për tu hequr si Agron Xhafaj.
“Në datën 29 ka një përgjim telefonik, zyrtar, i transkriptuar nga prokuroria e Krimeve të rënda. Është kjo video që ne kemi publikuar. Pasi e ka shpjeguar këtu, ky flet me shokun e vetë dhe thotë më është ofruar një gjë e mirë. “Kur të vij eee, shoku im nga Librazhdi. Ca do bëjë ja me atë shokun nga Librazhdi jam tani, më dëgjo mua.. Do takojmë Taulantin tani”. Ky ka 8 thirrje me Taulant Ballën”, deklaroi ish deputeti demokrat.