Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar torturat dhe vrasjet e të burgosurve shqiptarë në burgjet greke.
Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ish kryeministri Berisha ka publikuar videon e ngjarjes makabre në burgun grek ‘Koridhalos’ dhe i cilësoi burgjet greke si thertore të të burgosurve shqiptarë, si dhe i bëri thirrje organizatave ndërkombëtare dhe autoriteteve greke që të dënonin këto krime çnjerëzore ndaj shqiptarëve në burgjet helene.
Postimi i plotë
Te dashur miq, keto dite gazata e madhe greke "To Vima" publikoi videon me pamje te llahtarshme te therjese se Albert Bakos ne burgun famkeq te Koridhalos ne Greqi.
Ky krim i shemtuar, therja njelloj si ne nje thertore te te burgosurit te radhes shqiptar eshte deshmi e nje situate mesjetare çnjerezore qe ekziston per shqiptaret ne burgjet e nje vendi anetar te Keshillit te Europes, Bashkimit Europian dhe NATOs.
Denoj me ashpersin me te madhe therjen e te burgosurit te radhes ne burgjet e Greqise, iu bej thirrje organizatave, Komisionit te te Drejtave te Njeriut ne OKB, ne Parlamentin Europian dhe Keshillin e Europes si dhe Amnisty International dhe Helsinki Watch te denojne kete krim makaber dhe te vendosin para pergjegjesise autoritetet greke per serialin e vrasjeve, therjeve, torturave çnjerezore qe iu rezervohet shqiptareve ne burgjet e tyre.
Denoj me ashpersine me te madhe heshtjen kriminale te Zografit bis para ketij krimi te shemtuar dhe krimeve te tjera te makaber qe kryhen njera pas tjeters ndaj shqiptareve.
Se fundi, falenderoj mediat dhe opoziten greke qe denoncuan krimin e shemtuar. sb